B.H.F CONSULTING ofron sherbime juridike

Veprimtaria ne fushat e poshtëpermenduara eshte gjitheperfshirese, duke filluar studimi i materialeve, konsulencat juridike, studimi dhe trajtimi I dosjeve penale apo civile, adminstrative, familjare etj, e vendimeve dhe urdherave administrative te leshuara nga organet e administrates shteterore, pergatitja e Memove, kerkese padive, kerkesave ankimore, Rekurseve, kerkesave para Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates Europiane e te Drejtave te Njeriut.

Ne fushen e se drejtes civile

Në fushën e së drejtës civile për konfliktet e pronësisë, të detyrimeve, të trashëgimisë, familjare etj;

Ne fushen e te drejtes tregtare

ku perfshihet, përpilimin dhe redaktimi i akteve të shoqërive tregtare, ndjekja e procedurave të regjistrimit të tyre, kryerja e veprimeve të tjera të domosdoshme dhe dhenia e konsulencave juridike në vazhdimësi të këtyre shoqerive, kur ata ndjejne nevojen për informacion ligjor dhe për të bërë nderhyrjet e nevojshme në aktet e themelimit të shoqërive tregtare.

Në fushën e legjislacionit fiskal

i cili njihet mjaft mirë, duke bashkëpunuar kur cmohet e nevojshme edhe me ekspertë të licensuar, të cilët bashkëpunojne me B.H.F CONSULTING, në vazhdimësi.

Në fushën e të drejtës penale

në të gjitha cështjet dhe problematikat, që ajo trajton, duke realizuar mbrojtje të kualifikuar, në procesin e hetimeve paraprake dhe në të gjitha shkallet e gjykimit, në njohjen e vendimeve penale të huaja në Republiken e Shqiperise dhe marredheniet me autoritetet e huaja në fushën penal, që kanë të bejnë me ekstradimet.

Ne fushën administrative

përfaqësim pranë institucioneve dhe organeve të tjera shtetërore, kundërshtim i vendimeve të administratës shtetërore, në rrugë administrative dhe gjyqësore, ndjekje procedurash të të gjitha llojeve përpara organeve administrative etj;

Në fushën e të drejtës financiare

duke garantuar bashkëpunim në zgjidhjen e ceshtjeve me ekspert kontabel të licensuar, të cilët profesionalisht janë shumë të aftë e të suksesshem, me të cilët kemi bashkëpunim të përhershem.

Në fushën e të drejtës familjare

duke njohur shumë mirë legjislacionin e familjes, problemet e rëndësishme psikologjike, që kanë të bëjnë me marrëdheniet prind-fëmije, nxënës, mësues, të cilët i venë në shërbim të palëve që kërkojnë zgjidhjen e martesës dhe që duan të rregullojne marrëdhëniet prind fëmijë, si dhe në pjestimin e pasurisë të paluajtshme të vëna gjatë bashkjetesës.

Veprimtaria e përfaqësimit dhe mbrojtjes konsiston:

N

Njohuri të thelluara dhe konsulence juridike ne fushen e legjislacionit civil, penal, administrative, të punës, doganor, bankar dhe atij fiskal;

N

Shërbime juridike, konsulta për çështje konkrete me klientët, për çështjet penale, civile, administrative, familjare etj. Perpilim dhe depozitime dokumentash te shoqerive tregtare te regjistruara si subjekte te se drejtes shqiptare apo te huaj, per ndryshimet e administratoreve, te ortakeve, ndryshimin e kapitalit, transferimin e kuotave, ndryshim statuti, eksperti kontabel, prishjen e shoqerise dhe likudimin;

N

Mbrojtje ligjore dhe përfaqesim i posaçëm dhe i përgjithshëm përpara të gjitha shkallëve të procesit gjyqësor.

N

Mbrojtje ligjore dhe përfaqesim, në çështje që shqyrtohen në Gjykaten Kushtetuese.

N

Përgatitje e akteve për Shoqëritë Tregtare dhe rregjistrimin e tyre në Q.K.R, kryerje e veprimeve të tjera në Organet Tatimore, për shoqeri shqiptare dhe të huaja.

N

Konsulta me klientët dhe përgatitje të dokumentacionit të domosdoshem për zgjidhjen e çështjes në rrugë administrative, sipas ligjit tregtar apo përgatitjen e kërkesë padisë për zgjidhjen e konflikteve në rrugë gjyqësore;

N

Ndjekje e procedurave të nevojshme për ekzekutimin e titujve ekzekutiv pranë Zyrave të Permbarimit, deri në ekzekutimin e plotë të detyrimit.

N

Asistencë dhe përfaqesim në të gjitha konfliktet administrative. Përfaqesim përpara organeve të administrates publike dhe zgjidhje të të gjithë llojeve të konflikteve me pale shtetin në rrugën me optimale.