KUSH JEMI?

Av. Endrit KAPAJ

 

ka një experience disavjeçare në shoqërine civile si konsulent në monitorim dhe zhvillim të poltikave publike. Ai ka qënë pjesë e ekipeve të ndryshme duke siguruar asistencë teknike në varësi të projekteve në fushat e mirë qeverisjes dhe administratës publike, vlerësimin e programeve sociale dhe atyre të zhvillimit ekonomik.

Ai ka qënë i përfshirë në aspekte të ndryshme të reformës rregullatore në Shqipëri, sikurse janë rritja dhe zhvillimi ekonomik; reduktimi i barrierave administrative dhe lufta ndaj informalitetit, zhvillimi dhe përmiresimi i kapaciteteve të institucioneve të ndryshme të administratës publike.

Ai është i diplomuar në Sociologji dhe si Jurist pranë Universitetit të Tiranës dhe është i specializuar në të drejtën tregtare dhe civile, me theks të vecantë në zgjidhjen e mosmarreveshjeve tregtare nëpërmjet ndërmjetësimit dhe arbitrazhit.
Tel: +355672050205

Av.Bledion DISHA

 

është diplomuar si Jurist në Fakultetin e Drejtësisë , Universiteti i Tiranës në vitin 2010. Pas përfundimeve të studimeve të larta ka punuar në pozicionin e juristit në disa kompani shqiptare, me objekte të ndryshme veprimtarie .

Ai ka siguruar  asistence ligjore kryesisht në fushën e prokurimeve publike , në përgatitjen e dokumentacionit, hedhjen e tenderave, ankimime e lidhje kontratash me autoritete të ndryshme shtetërore e subjekte private.

 Që prej vitit 2013 ai eshte anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë . Së fundmi ushtron profesionin  si avokat pranë shoqërise B.H.F Consulting shpk duke dhënë kontributin e tij në zgjidhjen e ceshtjeve të ndryshme ligjore, si ato civile, familjare , administrative etj.
Tel: +355692392003