Leading
the Evolution
of the Legal
Profession
Themeluesi i Studio Ligjore “B.H.F CONSULTING”, Av.Bledar Fejzo, është me një karrierë të pasur si avokat. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor shqiptar, si avokat por edhe si pedagog e drejtues në fushën e mësimdhënies.
Qëllimi ynë kryesor i “B.H.F CONSULTING” është ofrimi me cilësi i asistencës ligjore, i konsulencës dhe përfaqesimit të paleve në gjykimet penale, civile, administrative dhe familjare, në realizimin e mbrojtjes gjatë procesit të hetimit paraprak dhe gjykimit, në të gjitha shkallet e gjykimit.

“B.H.F CONSULTING” e themeluar nga Av. Bledar Fejzo në vitin 2014 në Shqiperi, është një firmë e cila ofron të gjitha shërbimet ligjore.
B.H.F CONSULTING ofron sherbime juridike:
- Në fushën e së drejtës civile për konfliktet e pronësisë, të detyrimeve, të trashëgimisë, familjare etj;
- Në fushën administrative, përfaqësim pranë institucioneve dhe organeve të tjera shtetërore, kundërshtim i vendimeve të administratës shtetërore, në rrugë administrative dhe gjyqësore, ndjekje procedurash të të gjitha llojeve përpara organeve administrative etj;
- Në fushën e të drejtës tregtare, ku perfshihet, përpilimin dhe redaktimi i akteve të shoqërive tregtare, ndjekja e procedurave të regjistrimit të tyre, kryerja e veprimeve të tjera të domosdoshme dhe dhenia e konsulencave juridike në vazhdimësi të këtyre shoqerive, kur ata ndjejne nevojen për informacion ligjor dhe për të bërë nderhyrjet e nevojshme në aktet e themelimit të shoqërive tregtare.
- Në fushën e të drejtës financiare, duke garantuar bashkëpunim në zgjidhjen e ceshtjeve me ekspert kontabel të licensuar, të cilët profesionalisht janë shumë të aftë e të suksesshem, me të cilët kemi bashkëpunim të përhershem.
- Në fushën e legjislacionit fiskal, i cili njihet mjaft mirë, duke bashkëpunuar kur cmohet e nevojshme edhe me ekspertë të licensuar, të cilët bashkëpunojne me B.H.F CONSULTING, në vazhdimësi.
Shiko të gjitha shërbimet
Qëllimi ynë kryesor është ofrimi me cilësi i asistencës ligjore, i konsulencës dhe përfaqësimit të palëve.
KENI PYETJE?
1
Njohuri
të thelluara
dhe konsulencë juridike në fushën e legjislacionit civil, penal, administrative, të punës, doganor, bankar dhe atij fiskal;
2
Përgatitje
e akteve
për Shoqëritë Tregtare dhe rregjistrimin e tyre në Q.K.R, kryerje e veprimeve të tjera në Organet Tatimore, për shoqeri shqiptare dhe të huaja.
3
Shërbime
juridike
konsulta për çështje konkrete me klientët, për çështjet penale, civile, administrative, familjare etj.
4
Mbrojtje
ligjore
dhe përfaqesim i posaçëm dhe i përgjithshëm përpara të gjitha shkallëve të procesit gjyqësor.